Projektligji i SHBA për ballkanin, kundërvënie ndaj Rusisë

SENATORJA AMERIKANE: MOSKA KA INTERES TE SHTOJE TENSIONET QE EKZISTOJNE DHE TE PROMOVOJE KONFLIKTET

SHBA po përpiqet të ruajë Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus. Me këtë qëllim është iniciuar edhe ai që quhet “Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perendimor”, që sipas senatores Zhan Shahin kërkon të kthejë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në një rajon që Moska mund ta shohë si një objektiv të dytë pas agresionit në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

AKTI MBI DEMOKRACINË NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se SHBA-ja po ripërtërijnë vëmendjen e tyre në rajon mes shqetësimeve se Rusia po përpiqet të përkeqësojë tensionet etnike dhe të nxis konfliktet.

Shaheen u shpreh se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, si dhe të luftojë korrupsionin për t’ju kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Rusia ka interest të përpiqet të shtojë tensionet që tashmë ekzistojnë, të përpiqet të promovojë konflikte. Dhe ndërsa Rusia shqyrton të shoh se ku mund të shkojë pas Ukrainës sigurisht që Ballkani Perendimor është një nga vendet. Nuk mund ta imagjinoj që dikush në botë, por veçanërisht në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor tek shikon atë që po ndodh në Ukrainë, të mendoj se do të donte që Rusia të ndërhynte dhe të bënte të njëjtën gjë në vendet e tyre.

Për të siguruar një qëndrueshmëri dhe përkushtim drejt aspiratave perëndimore, projektligji i ri dypartiak synon të forcojë tregtinë dhe investimet amerikane në Ballkanin Perendimor. Shaheen tha se projekligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor që kërkon të zhvillojë një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

Në muajin prill Jeanne vizitoj Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën dhe pa nga afër shqetësimet e banorëve, veçanërisht të të rinjve që kërkojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

SINKRON JEANNE SHAHEEN KRYETARE E PËR EUROPËN DHE SIGURINE RAJONALE: Nëse njerëzit janë me shpresë për të ardhmen nëse e dinë se ka mundësi dhe ka një rrugë përpara, atëherë ata do të jenë më pak të prirur t’i kushtojnë vëmendje atij lloj dezinformimi. Kjo është një nga pikat në projektligj që unë mendoj se është vërtet e rëndësishme. Mesazhi im për udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor është të mendojnë për atë që duan qytetarët e tyre, të mendojnë për të ardhmen, çfarë është e mirë për vendin duke mos vazhduar të promovojnë një lloj konflikti që ka qenë kaq shkatërrues në të kaluarën për qytetarët e tyre.

Kryetarja e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale tha se e ardhmja e rajonit drejt Perëndimit dhe forcimi i qeverisjes demokratike është stimuli më i mirë për t’i mbajtur këto vende larg ndikimit rus dhe përpjekjeve të Moskës për të destabilizuar rajonin.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: KLAN NEËS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share