close
Kulture

Promovohet vepra poetike e Daim Miftarit në Gostivar!

20220624_135943
Poeti Daim Miftari, mbrëmë para publikut gostivaras promovoi librin e tij të fundit “Akuj”, në kuadër të manifestimit “Festa e librit” që po mbahet këto ditë në Gostivar. Promovimi u realizua në amfiteatrin e parkut të qytetit, ku gazetarja dhe moderatorja e kësaj mbrëmje letrare, Klodi Kadillari përpara publikut, zhvilloi një bisedë me autorin rreth librit dhe letërsisë në përgjithësi, ku lexoi dhe disa poezi nga vepra e tij, duke përcjellë emocione të veçanta tek publiku.
“Paraqitja para publiut tim gostivaras ishte një kënaqësi e veçantë, që do ta mbajë mend gjatë. Ishte një organizim i përkryer, një mikpritje e ngrohtë si nga ana e organizatorëve, si Shpend Bajrami dhe Shkëlzen Halilaj, poashtu edhe të publikut. Thjesht, ishte një shembull se si organizohet një ngjarje e mirfilltë kulturore”, shprehet poeti Daim Miftari.
Manifestimi “Festa e Librit” mbahet për herë të dytë me radhë në Gostivar, ku edhe sivjet botues nga të gjitha trevat shqiptare, paraqitën përpara lexuesit gostivaras një larmi të madhe titujsh. Ndryshe, manifestimi bëhet I mundur falë një pune dhe bashkëpunimi mes Lidhjes shqiptare në Botë,Qendra Mozaik dhe Komunës së Gostivarit./KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia