close
Sport

PSG fiton Superkupën e Francës

psg

Shkëlqejnë Messi e Neymar, Gaitier e nis me trofe në Paris

Pari Së Zhërme e ka nisur me trofe sezonin 2022-2023. Kryeqytetasit arritën që të siguronin titullin e Superkupës së Francës, pas një fitoreje me poker golash 4-0 ndaj Nantes. Një triumf i marrë shumë thjeshtë nga skuadra e teknikut Gajtjer, i cili fiton edhe titullin e parë në eksperiencën me PSG-në. Lionel Messi zhbllokoi shifrat pas 22 minutash lojë, teksa në fundin e pjesës së parë, Nyjmar dyfishoi për ta dërguar PSG-në në komoditet rezultati drejt dhomave të zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, Serxho Ramos përfitoi nga një rrëmujë në mbrojtjen kundërshtare dhe me thembër tundi rrjetën. Një festë e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldo për mbrojtësin spanjoll, i cili duket se tashmë ka lënë pas edhe problemet fizike.

10 minuta para fundit, Neymar kompletoi dopietën e tij personale dhe vulosi fitoren e PSG-së me shifrat 4-0. Suksesi i 11-të i PSG-së në Superkupën e Francës, duke hedhur menjëherë kandidaturën se do jetë rival i fortë jo vetëm brenda territorit por edhe në arenën ndërkombëtare.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia