Qyteti i Shkupit: Dragan Ilievski u. d drejtor i ri i Kopshtit Zoologjik

Dragan Ilievski është ushtrues detyre – Drejtor në Kopshtin Zoologjik Shkup”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga atje potencojnë se Ilievski ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në pozita drejtuese në sektorin privat. Ai është inxhinier i diplomuar mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin “St. Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa ka përfunduar studimet e magjistraturës në degën Ekonomik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ilievski vjen në këtë pozitë pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës së mëparshme Kristijan Stamenov.

Ndryshe nga Qyteti i Shkupit për shkarkimin e Stamenov u deklaruan se nuk ka respektuar disa nga pikat e caktuara në bazë të rregullores së Kopshtit Zoologjik, konkretisht, vendimi është marrë pasi drejtori në fjalë kishte marrë vendim për therrjen e 10 kuajve që ishin në kopshtin zoologjik./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share