Rama në Bruksel: Qytetarët e Kosovës janë marrë peng dhe nuk lejohet të lëvizin, edhe gjatë diktaturës jugosllave mund të udhëtonin

Nga Brukseli në përfundim të mbledhjes së samitit të BE-së në ditën e parë të punimeve, Kryeministri Edi Rama kërkoi nga vendet e BE-së që të heqin vizat ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë tha se Kosova po mbahet peng duke mos lejuar qytetarët që të lëvizin lirisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë që, theksoi Rama, gjatë diktaturës jugosllave shqiptarët e Kosovës kishin mundësi të udhëtonin.

“Ka një tjetër pengmarrje në proces që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës që nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë. Është e vetmja popullatë që nuk lëviz lirisht. Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin. Por qysh kur u liruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng. Ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri. Kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

“Së dyti, Serbia është në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet ndryshe. U përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Putin është 80% dhe një vend ku opinioni publik nuk është kaq i bindur të vrapojë drejt Brukselit. Por është një vend jashtë çdo pritshmërie. Tre herë janë harmonizuar me BE-në dhe Perëndimin kundër Rusisë duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga Komuniteti i të Drejtave të Njeriut. Nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me kërkesat për sanksione. Serbia thjesht nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt”, deklaroi Rama. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share