Sedloski: Do të fillojmë përgatitjet për katër ndeshjet e radhës

ÇAÇIQ LËVDATA PËR ADEMIN: ËSHTË E TEPËRT TË FLITET

Trajneri i ekipit të Shkupit, Goce Sedloski u shprehë se pavarësisht humbjes, në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Dinamo Zagrebit kanë dhënë maksimumin. Theksoi se kishte paralajmëruar lojtarët në pushim që të bënin kujdes në pesë minutat e para por se dështuan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Unë jam krenar me futbollistët e mi që treguan karakter dhe luftuan në çdo cep të fushës. Megjithatë, ne luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë me një listë të madhe lojtarësh. Pastaj mungesa e Danfa, lëndimi i Hamidit poshtu ndikoi në lojën tonë, mendoj që këtu ishim të pa fat. Tani ne do të fillojmë përgatitjet për katër ndeshjet e radhës evropiane që i kemi përpara dhe do të luftojmë të arrijmë objektivin tonë”, deklaroi Goce Sedloski, trajner i FC Shkupit.

Nga  ana tjetër  trajneri kroat  Ante Çaçiq  u  shprehë i kënaqur me atmosferën  në tribunat e stadiumit dhe sigurisht edhe me fitoren, ndërsa kishte disa fjalë edhe për golashënuesin.

E përsërisë at që e kam thënë edhe më parë Dinamo është në fillim të hapjes së sezonit edhe ndeshjet kampionale edhe ato kualiifikuese patjetër ti luajë.  Sa i përket Ademit është e tepër të flitet, ai është kapiteni ynë. Dhe fundi fundit  unë 50 vite  kam qenë trajner në Dinamo, ai ka pasur më tepër hapësirë në lojë, Lojtar i cili jepë maksimumin për ekipin  që përfaqëson , ka dhënë shumë gola të rëndëshishëm nga  ajo pozit për Dinamon dhe më vjenë mirë që pikërisht në Shkup dëshmoi cilësit e tij”, deklaroi Ante Çaçiq- trajner i NK Dinamo Zagreb.

Pas eliminimit nga kualifikimet pë Ligën e kampionëve, Shkupi vazhdon në Europa Ligë ku do të përballet me Shamrock Rovers, ndërsa Dinamo në raundin e tretë kualifikues të UEFA Ligën e Kampioneve do të përballet me e klubin bullgar Ludogorets./Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share