“Shefja më e mirë në botë” i dhuron stafit të saj 10.000 dollarë dhe bileta avioni në klasin e parë

Drejtuesja e një kompanie e cila i ka dhuruar secilit anëtar të stafit të saj 10.000 Dollarë dhe dy bileta avioni të klasit të parë si shpërblim, është quajtur “shefja më e mirë në botë”.

Sara Blakely, e cila zotëron kompaninë e të brendshmeve “Spanx”, me një vlerë prej 1.2 miliardë Dollarësh, është bërë virale teksa lajmëron punonjësit e saj për bonusin.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Blakely tha: “Ky është një moment i rëndësishëm për secilin prej jush  dhe dua të ngre një dolli edhe për gratë që erdhën para meje dhe për tëgjitha gratë në botë  që nuk e kanë këtë mundësi. Në një moment si ky, unë mendoj për mamanë dhe gjyshen time, pamundësitë dhe të gjitha gratë para tyre”.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjeste të tilla në kompani të mëdha. Shefi i një kompanie ndërtimi i dha secilit prej punonjësve 1000 Paundë për të përballuar rritjen e kostove të jetesës. I njëjti rast u përsërit edhe në një firmë në Stafford, ndërsa një tjetër sipërmarrës i lëndës drusore i dhuroi 60 punonjësve të tij nga 750 Paund./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share