Shevchenko e quan Zelensky-n “të pabesueshëm”

Legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko thotë se presidenti Volodymyr Zelensky është “i pabesueshëm”, në kuptimin pozitiv dhe ai është shumë krenar për mënyrën se si vendi dhe njerëzit e tij janë përballur me luftën.

Shevchenko, i cili ka luajtur për ekipe të njohura si: Dynamo Kyiv, AC Milan dhe Chelsea, është golashënuesi më i mirë i Ukrainës dhe gjithashtu drejtoi ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar. Ai tha se në vizitën e tij të fundit në Kiev kishte një takim shumë të bukur me presidentin dhe ata ishin pozitivë për luftën në Ukrainë, që mund ta mbronin vendin e tyre dhe të sillnin paqen. Në kohën më të vështirë që po kalon Ukraina, ai ka bashkuar njerëzit dhe i ka dhënë një mesazh të madh gjithë botës,  është shprehur legjenda e futbollit për presidentin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Populli i Ukrainës nuk duhet të dorëzohet. Ne duhet të luftojmë për lirinë tonë dhe ky është një mesazh për të gjithë”, ka thënë ai për BBC.

Këtë fundjavë, Shevchenko do të luajë në Soccer Aid, një ndeshje futbolli e përvitshme, që përfshin ish-lojtarë dhe njerëz të njohur. Në ndeshje mblidhen para për bamirësi dhe këtë vit është vendosur që paratë që do të mblidhen do shkojnë për të prekurit e luftës.

“Ky event do të ndihmojë shumë njerëz në Ukrainë, veçanërisht fëmijët. Ne do të krijojmë programe të ndryshme që të ndihmojmë fëmijët”, shtoi ai./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share