Shkëndija rikthehet fuqishëm në skenën europiane

SHAQIRI: PATËM MUNDËSI QË TË BËJMË DIFERENCË KATËR-PESË GOLA

Shkëndija ka shënuar fitore2-1 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Konferencë Ligës, kundër ekipit Valmiera në Riga.  Me këtë fitore kuqezinjt paralajmërojnë rikthim të fuqishëm në garat europiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për “kuqezinjtë”, është kjo një fitore  e madhe  që paralajmëron një rikthim  të fuqishëm në skenën europiane. Trajneri Artim Shaqiri ka shprehur keqardhje për rastet e parealizuara por shpreson se ekipi i tij do të vazhdojë rrugëtimin e garave  europiane

E morëm ate që e kërkojshim duke parë para sysh edhe vështirësit të cilat na krijoi kundërshtari, por me rastet të cilat i krijuam në këtë ndeshje patëm mundësi që të bëjmë diferencë katër-pesë gola që të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit në Shkup.Por futbolli është i tillë, ka raste që nuk shënohen prandej futbolli është i bukur. Gjithësesi neve do të përgatetiemi sepse nuk është e mbyllur asgjë edhe  90 minuta  do ti luajmë në Shkup”, deklaroi trajneri i KF Shkëndija Artim Shaqiri

Ndeshja e kthimit në program është më 28 korrik në Shkup. Nëse Shkëndija kalon në turin e tretë, do të përballet me fituesin e duelit Vorskla – Ukrainë dhe Aik – Suedi. /KlanMacedonia/

 

https://www.youtube.com/watch?v=Epn2ZYHf8I4

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share