close
Top LajmeVendi

Sholc: Do të angazhohemi për nisjen e negociatave RMV-BE

CFABEC75-0CA7-42BA-9075-6AD33F6532FC

“Për Gjermaninë, Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe unë do të angazhohem për pranimin në BE. Gjermania është serioze me eurointegrimin e vendeve të rajonit, kjo posacërisht vlen për RMV-në. BE-ja I ka premtuar RMV-së, kurse vendi I ka plotësuar të gjitha parakushtet për nisjen e negociatave aderuese” – ka deklaruar Kancelari gjerman Olaf Sholc, në konferencën e përbashkët për media me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Shkup.

Kancelari gjerman theksoi se është entuziazmuar nga vullneti politik që mundësoi marrëveshjen me Greqinë. Për këtë shkak, sic tha, pjesa tjetër e detyrës duhet gjithashtu të ketë sukses.

Sipas kancelarit Sholc, RMV-ja ka plotësuar të gjitha parakushtet dhe se ai do të angazhohet që të bëhet hapi i ardhshëm.

“Negociatat aderuese duhet të fillojnë dhe unë do të angazhohem për këtë. Ju inkurajoj që në mënyrë të angazhuar të vazhdoni rrugën e reformave” – ka deklaruar Sholc.

Marrëdhëniet dypalëshe, sic vlerësoi, nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike të llojllojshme dhe të afërta. Kjo, sipas tij, është një arsye shtesë përse Gjermania e mbështet RMV-në në rrugën drejt BE-së.

Kryeministri Kovaçevski ka potencuar se kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman që sipas tij, dëshmon për raportet shumë të mira midis dy vendeve.

“Mbështetjen që marrim nga Gjermania është e fortë, e vazhdueshme dhe e përhershme. Për ne kjo mbëhstetje është një inkurajim I madh për aspiratat tona për të ndërtuar një shoqëri të prosperuar që ka themelet në vlerat evropiane si partner I barabartë me Gjermaninë dhe vendet tjera anëtare të BE-së” – ka thënë Kovacevski.

Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sholc, pikërisht në prag të Samitit të BE-së, sipas Kryeministrit Kovacevski është një shenjë e fuqishme e mbështetjes për kriteret e përmbushura të RMV-së.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia