Shporeti e lavatriçja harxhojnë më shumë energji elektrike

QYTETARËT KËTË MUAJ DO TË PAGUAJNË FATURA MË TË LARTA PËR RRYMË

Faturat e rrymës këtë muaj qytetarët do t’i paguajmë më shtrenjtë. Kjo pasi Komisioni rregullator për energjitikë shtrenjtoi rrymën për 7,4 përqind, përcjellë Klan M. Por idea për ndarjen në blloqe për harxhimin e rrymës elektrike sipas së cilëve është konstatuar çmimi i një kilovat-orë të harxhuar, në praktikë do të tregojë se thuajse është e pamundur që një familje katëranëtarëshe t`i kënaq nevojat gjatë një muaji, kurse në të njëjtën kohë të harxhojë 210 kilovat-orë rrymë elektrike dhe t`I takojë bllokut të parë tarifor. Ekspertë në fushën e termoteknikës dhe termoenergjetikës, sipas analizave të tyre, konkludojnë se një familje katëranëtarëshe duke i shfrytëzuar të gjitha aparatet e amvisërisë, brenda një muaji do të harxhojë shumë më tepër energji elektrike, raporton Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

SHPORETI ELEKTRIK:

Fuqia mesatare e instaluar pllakës së shporetit elektrik është 1.2 – 2 kilovat, kurse e furrës elektrike 2.5 – 3.5 kilovat. Për përgatitjen e një vakti të ushqimit dhe kafesë me kohëzgjatje deri në 3 orë, do të harxhohen minimalisht 6 kilovat orë në ditë.

APARATET E KLIMATIZIMIT

Për aparatet e klimatizimit me kapacitet ftohjeje 3.5 kilovat, fuqia e instaluar e elektromotorit për kompresorin është 1.45 kilovat. Klimatizerët e rinj me inverter që janë më ekonomik, kanë fuqi mesatare 1 kilovat, kurse për 10 orë në funksion do të harxhojnë 10 kilovat brenda një dite.

NGROHËS UJI ELEKTRIK PËR TUALET DHE KUZHINË

Për ngrohjen e 240 litrave ujë në ditë – 60 litra për një person nga 15 deri në 40 gradë Celsius, do të harxhohen 7 kilovat në ditë.

FRIGORIFERI:

Fuqia elektrike e motorit është 150 – 250 vat. Për 16 orë në funksion, në tarifën e shtrenjtë, harxhimi i rrymës elektrike do të jetë 3.2 kilovat në ditë.

LAPTOPË, KOMPJUTERË, CELULARË;

Harxhimi minimal i rrymës elektrike për dy aparate është 1 kilovat në ditë.

LLAMBA

Llambat e zakonshme 100 vat konsumojnë 30 kilovat orë në muaj nëse funksionojnë për dhjetë orë çdo ditë, në krahasim me llambat e kursimit të energjisë që konsumojnë vetëm gjashtë kilovat orë.

LAVATRIÇJA

Makina larëse konsumon një deri në dy kilovat orë dhe zakonisht punon për tre orë. Aktivizimi çdo ditë tjetër do të konsumojë 45 deri në 90 kilovat orë në muaj.

Sipas përllogaritjeve del se harxhimi i përgjithshëm i rrymës për një familje katëranëtarëshe është 27 kilovat-orë për një ditë, respektivisht 810 kilovat-orë brenda një muaji. /KlanMacedona/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share