close
BotaEkonomi

Shqetësim për rritjen e karburantit, mediat britanike: Kostoja për një makinë familjare kalon 100 Paund

125321255_petrolstation

Në tregjet ndërkombëtare është shënuar rritje e karburantit, duke bërë që të reflektohet menjëherë edhe në vendin tonë. Të mërkurën, Bordi i Transparencës njoftoi rritjen e çmimit të naftës, që kapërceu në 258 Lekë për litër, vlera më e lartë e vendosur ndonjëherë në vendin tonë që prej krijimit të këtij bordi.

Por edhe në Britani të Madhe çmimit i benzinës dhe naftës është rritur ndjeshëm. Mediat britanike kanë raportuar me shqetësim prekjen që do të pësojnë familjet nga rritja e çmimit të karburantit.

Duke ju referuar ekspertëve, mediat angleze shkruajnë se familjet britanike tashmë do të kenë një kosto prej 100 Paund për furnizimin me karburant të një makine mesatare familjare me serbator 55 litra. Kjo është rritja më e madhe e çmimit të benzinës në 17 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, duke u rritur me rreth 1.2 Dollarë.

Në muajin Mars qeveria britanike uli taksën mbi karburantin me qëllim që të reflektohej ulja e çmimit. Por kjo nuk po ndodh në të gjitha pikat e shitjes, pasi karburantet nuk e kanë reflektuar uljen e çmimit për konsumatorët edhe pse taksat mbi naftën e benzinën janë ulur. Edhe një zëdhënës i Kryeministrit britanik u shpreh se qeveria nuk ka besim se karburantet po aplikojnë uljen e çmimit pavarësisht reduktimit të taksës.

Ai theksoi se po shqyrtohen opsione të tjera dhe se transparenca luan një rol të rëndësishëm. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia