Shqipëria U-21 sfidon Kosovën U-21

Tafas e Dobra lënë grumbullimin, kuqezinjtë synojnë vendin e katërt

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet për ndeshjen përmbyllëse në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të Grupit G. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen me Kosovën në stadiumin “Elbasan Arena” më datën 13 Qershor, me sfidën që nis në orën 19:30. Pas kthimit nga Anglia, skuadra ka vijuar stërvitjen në Durrës. Me ekipin nuk ka udhëtuar Armando Dobra, i cili është i skualifikuar pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Anglisë. Mungesa tjetër e konfirmuar është edhe ajo e portierit Angelo Tafas i dëmtuar, i cili është zëvendësuar nga portieri tjetër, Bruno Puja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjendja e grupit paraqitet e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të bërë një ndeshje të mirë ndaj Kosovës për të mbyllur këtë fushatë kualifikuese me një fitore. Shqipëria U-21 është pjesë e Grupit G në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë të grupit me 9 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, por nëse marrin 3 pikë në sfidën e fundit parakalojnë Kosovën dhe i mbyllin kualifikueset me 12 pikë në vendin e katërt.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share