Shqiptarët në “top 10” e prindërve të huaj në Britani, lindën mbi 3000 fëmijë në 2021

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 3 mijë fëmijë u lindën vitin e kaluar nga nënat shqiptare. Kjo i fut shqiptarët mes prindërve të huaj më të zakonshëm në Britani.

Shifrat e reja kanë shtruar pyetjet se sa është popullata shqiptare në Britani, shkruan Daily Mail. Deri më tani sipas shifrave zyrtare thuhet se është 50 mijë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto të dhëna publikohen pasi disa ditë më parë u tha se 4 nga 10 emigrantë që kalojnë kanalin e La Manshit janë nga Shqipëria.

Sa i përket lindshmërisë në Britani, një dekadë më parë shqiptarët ishin në vendin e 41 në Britaninë e Madhe si prindërit e huaj më të zakonshëm.

Por tashmë, nënat shqiptare kanë kaluar në vendin e 10. Ndërsa baballarët renditen në vendin e 8./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share