Shuto Orizarë: 13 mijë gra pa gjinekolog në shekullin 21

KOMUNA E SHUTO ORIZARES: GJINEKOLGU DO TË FILLOJ ME PUNË NGA SHTATORI

Mbi 13 mijë gra nga Shuto Orizarja më në fund do të kenë gjinekolog amë. Kështu së fundmi informojnë nga Komuna e Shuto Orizares. Kryetari i Këshillit Komunal Sead Ismail thotë se në shtator gjinekologu do të filloj me punë në poliklinikën e Shuto Orizares. Ai ka bërë marrëveshje që në poliklinikë do të qëndrojë prej tre deri në pesë vite, raporton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Presim që gjinekologu i ri të filloj me punë në shtator. Mbi 2 mijë gra janë kontrolluar në poliklinikën në Shuto Orizare por gjinekologu i mëparshëm e mbylli ordinancën. Komuna e Shuto Orizares dëgjon çdoherë kërkesat e organizatave joqeveritare dhe për këtë kemi bërë kërkesë që sa më shpejtë të sigurohet një gjinekolog” – tha Sead Ismail, kryetar i këshillit komunal në Shuto Orizare

Për mospasjen e gjinekologut shumë gra nga komuniteti rom kanë humbur jetën.

“Kjo me të vërtetë është një temë е hidhur që i tangon më shumë se 10 vite gratë e Shuto Orizares. Gjatë gjithë kohës kemi hapje dhe mbyllje të ordinancave dhe kjo me të vërtetë rezultoi me disa fatalitete te gratë lehona dhe për këtë shkak kjo temë është vënë për t’u diskutuar lartë në agjendën tonë” – deklaroi Fatima Osmanovska.

Më shumë se një vjet gratë dhe vajzat nga Shuto Orizarja nuk kanë gjinekolog amë e për këtë gratë janë të detyruar për të shkuar në komuna tjera në vend. Ndryshe raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se numri më i madh i vdekjeve të lehonave është pikërisht nga komuniteti rom. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share