S’ka më algoritëm! Facebook bën ndryshimin e madh

Facebook po bën një ndryshim gjigand që vjen si pasojë e një kërkese të shpeshtë të përdoruesve prej vitesh.

Më në fund, rrjeti social lejon të shihen vetëm postimet e miqve dhe faqeve që të interestojnë me një opsion të ri Feeds.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shumë njerëz janë ankuar për News Feed kryesor sepse shihnin vetëm postime për të cilat nuk ishin të interesuar. Tashmë, me versionin e ri të Feed, mund të shihen postimet më të fundit të miqve, faqeve apo grupeve.

Mund të përzgjidhen të treja kategoritë ose vetëm ato që përbëjnë interes për përdoruesin. Përditësimi lejon edhe krijimin e një liste me të preferuar, kështu që përdoruesi mund të shohë vetëm postimet e njerëzve që dëshiron.

Reklamat do të vazhdojnë të jenë të dukshme. Opsioni i mëparshëm i Feed do të quhet Home./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share