Sot ditëlindja e 35-të e Lionel Messi

Lionel Messi sot më 24 qershor feston ditëlindjen. Sulmuesi i “PSG” mbush 35 vjeç.

Messi iu bashkua PSG verën e kaluar, nga Barcelona, për të cilën luajti për 18 vjet.

Së bashku me parisienët, Lionel u bë kampion i Francës në sezonin e përfunduar. Për shkak të 11 golave dhe 15 asistimeve në 34 ndeshje për skuadrën parisiene. Në Barcelonë, argjentinasi u bë dhjetë herë kampion i Spanjës dhe katër herë fitoi Ligën e Kampionëve.

Messi është shtatë herë fitues i Topit të Artë. Sukseset e Messit e bëjnë atë lojtarin më të mirë ndonjëherë në futboll, një shembull në fushë dhe jashtë fushe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share