“Talir 2”: LSDM – Mickoski t`ua kthejë paratë qytetarëve

VMRO-DPMNE: GJYKATA DHE PROKURORIA DORË E ZGJATUR E LSDM-së

Aktgjykimi për rastin “Talir 2” është fitore e drejtësisë ndaj skandaleve më të mëdha korruptive në vend dhe konfirmim për përmasat epike të krimit të VMRO-DPMNE-së – thonë socialdemokratët duke shtuar se gjykata ka urdhëruar konfiskimin e selisë luksoze të VMRO-DPMNE-së duke dëshmuar se Pallati I Bardhë është ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme me paratë e vjedhura nga qytetarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Derisa në atë periudhë qytetarët jetonin me vështirësi, VMRO-DPMNE-ja e pajiste Pallatin e Bardhë me lukse shumë të shtrenjta, me pllaka prej 100.000 euro, parket 76.000 euro, vazë 180.000 euro. Tani pas aktgjykimit të plotfuqishëm hapet mundësia që prona e konfiskuar të shitet ose të ridestinohet kurse paratë t`u kthehen qytetarëve. Në vend që të sajojnë arsyetime dhe fajin ta gjejnë diku tjetër, Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet t`u kërkojnë falje qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska- zëdhënëse e LSDM-së

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se aktgjykimi për rastin “Talir” është diktuar nga LSDM-ja, sic thonë për të defokusuar opinionin nga shtrenjtimet dhe grabitjet që bëhen në popull, raporton KlanM. Sipas tyre, Gjykata dhe Prokuroria janë dorë e zgjatur e LSDM-së.

“Aktgjykimi për “Talir 2” është shkruar para koheE njëjta është bërë publike 24 orë pas fjalëve përfundimtare. Për dallim nga prona e VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja ka uzurpuar pronën e MASH-it. Selia partiake e LSDM-së në vend që të shërbejë si Shtëpi Studentësh është selia e partisë më të kriminalizuar. Institucionet duhet të hetojnë se si një ndërtesë shtetërore është shndërruar në shtab partiak?” deklaruan nga VMRO

Ndryshe, për rastin “Talir 2”, gjykata dënoi me gjashtë vite burg ish-Kryeministrin Nikola Gruevski  kurse ish-Sekretarin e Përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovskin me 2 vite burg me kusht.

Gjithashtu Gjykata urdhëroi konfiskimin e selisë së VMRO-DPMNE-së me vlerë prej 7 milionë euro si dhe rreth njëzet shtabe partiake në vend, pas shfuqzimit të marrëveshjeve të jashtëligjshme që kjo parti I kishte bërë me firmën ndërtimore “Beton” nga Shkupi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share