Taravari: Arritjet e rinisë sonë na bëjnë krenarë si qytet

Krzetari i komun;s s; Gostivarit Arben Taravari sot në kabintetin e tij priti dy sportistët e rinj kampionët në sportin e karates Isa Elmazi dhe Doan Osmani. Taravari të dy sportistët i dekoroi me mirënjohje dhe iu uroi suksese në të ardhmen.
Në këtë drejtim, kisha kënaqësinë sot të pres në kabinetin tim dy sportistë të rinj, karateistët Isa Elmazi dhe Doan Osmani. I pari kampion Ballkanin në kategorinë ekipore junior në turneun në Beograd, dhe i dyti kampion Ballkanik në kategorinë ekipore senior, po ashtu në turneun në Beograd.
Të shoqëruar nga trajneri i tyre Arlind Huseini, njëherit edhe i klubit “Fati” nga Tetova, u urova suksese të mëtejme dhe i dekorova me mirënjohje.
Si pushtet lokal, për dy karateistët ndamë edhe ndihmë financiare të njëhershme prej 100 euro, ka shkruar Taravari në rrjetin social facebook./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share