Të çmendur pas Nedim Bajramit!

Fiorentina ka gati shkëmbimin me Empolin për fantazistin shqiptar

Fiorentina hedh hapa konkret në pistën që e dërgon te Nedim Bajrami. “Violët” e duan shqiptarin me çdo kusht në skuadrën e sezonit të ardhshëm, për të cilin ka gati edhe ofertën zyrtare. Në fakt, gazeta “Corriere dello Sport” shkruan për një shkëmbim të mundshëm në aksin Firence-Empoli.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për të bindur toskanët për të lënë të lirë mesfushorin, Fiorentina është gati të përfshijë kartonin e Zurkovski. Marrëveshje aspak e lehtë mes palëve, pasi vlera e mesfushorit polak është në shifrat e 4.5 milionë Eurove, tepër e ulët nga ajo që Empoli vlerëson kartonin e Bajramit.

Emri i shqiptarit është alternativa e parë e Fiorentinës në këtë merkato vere, pasi “violët” nuk janë të gatshëm për të sakrifikuar shumë për të blerë Lo Celso nga Tottenham Hotspur. 23-vjeçari ishte vendimtar për Empolin në sezonin që u mbyll, pasi me 6 golat e tij në 35 ndeshje kontribuoi në qëndrimin e toskanëve në elitën e futbollit italian. Kartoni i fantazistit shqiptar vlerësohet me 10 milionë Euro nga Empoli, fanellën e të cilët e ka mbajtur veshur në tre sezonet e fundit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share