Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez

Disa persona raportohen të jenë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez të Kopenhagenit.

Sipas asaj që shkruan BBC, forca të shumta policia shkuan në qendrën tregtare Field, që ndodhet në jug të kryeqytetit. Të gjitha rrugët dhe linja e metrosë që të çojnë në qendrën e qytetit janë mbyllur, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca e zjarrfikëset.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia njoftoi se kishte vënë në pranga një person të dyshuar si autor i ngjarjes, por pa dhënë detaje të tjera.

Momentalisht nuk është e qartë sesa persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share