Tetovë, përpunohen 3500 lënde për legalizime

KASAMI: KEMI DETEKTUAR PROBLEME TË MËDHA NË URBANIZËM

3500 lëndë për legalizim të ngelura që nga viti 2011 janë procesuara nga administrata e komunës së Tetovës. Kryetari I komunës, Bilall Kasami tha se për efiksitet në këtë drejtim janë angahzuar 14 profesionist të fushës. Shtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës janë detektuar probleme të mëdha në fushën e urbanizëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Me ardhjen tonë në krye të komunës së Tetovës, detektuam problemet e mëdhaja në urbanizëm nga ku u detyruam që menjëherë të inicojmë formimin e komisionit dhe bëmë thirrje që të na bashkangjiten persona profesionistë të sferës adekuate, nga ku arritëm të krijojmë një grup prej 14 anëtarësh, i cili nga muaji janar pandërprerë kanë punuar dhe kanë arritur që të procesojnë mbi 3500 lëndë të ngelura që nga viti 2011. Kjo është edhe një pergjigje për portronët e partive në pushtet se përse komuna e Tetovës është dashur të nenshkruaj kontrata në veper të cilat edhe I kanë deshmuar me punë kohen e kontraktimit në komunen tone” – deklaroi Bilall Kasami. 

Kasami tha se nga 3500 lëndë të përpunuara,  kontestuese mbeten 97 lëndë. Informoi se janë gjetur rreth 70 lëndë për legalizim të cilat janë kryer që prej më shumë se dhjetë vitesh ndërsa pronarët e objekteve të legalizuara, asnjëherë nuk janë thirrur që të marrin vendimet. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share