close
Showbiz

Tradita e do që të mbahet në Ukrainë, por ku do të zhvillohet Eurovision 2023?

ukraine-4 (1)

Mbretërisë së Bashkuar i është kërkuar që të presë Festivalin e Këngës së Eurovision vitin e ardhshëm pasi transmetuesit janë shprehur se konkursi muzikor nuk mund të mbahet në Ukrainë për shkak të situatës së luftës.

Grupi Kalush Orkestra që përfaqësoi Ukrainën u shpall fitues i Eurovision 2022 që u mbajt në Torino të Italisë në Maj të këtij viti dhe është traditë që vendi fitues të organizojë aktivitetin muzikor vitin e ardhshëm. Megjithatë, Unioni Europian i Transmetuesve ka deklaruar sot se pas një vlerësimi të plotë, është vendosur që garancitë e sigurisë të kërkuara për mbajtjen e Eurovision 2023 nuk mund të përmbushen nga transmetuesi publik i Ukrainës.

Në një deklaratë, Unioni Europian i Transmetuesve konfirmoi se diskutimet kishin filluar me BBC- në për të pritur eventin në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023, pasi këngëtari që përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar, Sam Ryder u rendit në vendin e dytë në Eurovision-in që u mbajt në Torino në Maj të këtij viti.

Nëse Britania e Madhe pret konkursin europian të muzikës në vitin 2023, kjo do të shënonte herën e 9-të që Eurovision zhvillohet në Britani, më shumë se në çdo vend tjetër.

Pas fitores së Ukrainës në muajin Maj, presidenti Zelensky kishte shpresa se një Mariupol i lirë dhe paqësor do të ishte në gjendje të mirëpriste konkurrentët dhe vizitorët vitin e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe vizitorët e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. Të lirë, paqësor dhe të rindërtuar!”, tha ai.

Megjithatë, pas deklaratave të sotme nga Europian i Transmetuesve, ka gjasa se Ukraina nuk do mundet të jetë mikpritëse e ngjarjes vjetore në 2023./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia