Turqia: Rusia arrin marrëveshje me Ukrainën për të rifilluar eksportin e grurit përmes Detit të Zi

Turqia thotë se është arritur një marrëveshje me Rusinë për të lejuar Ukrainën që të rifillojë eksportet e grurit përmes Detit të Zi.

Marrëveshja pritet që të firmoset të premten në Stamboll nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bllokimi i rrugëve tregtare të Ukrainës nga Rusia që nisi luftën më 24 Shkurt, ka bërë që të rrezikojë urinë e miliona njerëzve. Gjithashtu, mungesat në treg për shkak të luftës shkaktuan rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Rreth 20 milionë ton drithëra janë të bllokuara në kapanone në portin e Odesës në Ukrainë, në pritje për t’u eksportuar.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Sipas raportimeve nga BBC, diplomatët thonë se marrëveshja përfshin 3 pika, sipas të cilave anijet ukrainase do nxjerrin nga porti ngarkesat me grurë.

Pika e dytë është që Rusia pranon një armëpushim teksa kryhet transporti i grurit dhe pika e tretë është që Turqia, me mbështetje të OKB-së, do të inspektojë anijet tregtare për shkak të frikës së Rusisë për kontrabandën e armëve nga ana e Ukrainës.

Marrëveshja synon gjithashtu që të lehtësohen edhe eksportet ruse të grurit përmes Detit të Zi.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia u arrit pas një pune 2-mujore. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share