UT: Ministri Shaqiri porosit studentët të mos largohen nga vendi

PROMOVOHEN APSOLVENTËT E VITIT AKADEMIK 2021/2022

 Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri gjatë ceremonisë së promovimit të absolventëve të Universitetit të Tetovës të vitit akademik 2021/2022, ka porositur studentët që të mos largohen nga vendi. Ai tha se tregu sot kërkon profesionistë që duan të mësojnë, andaj porositi të rinjtë që të provojnë të punojnë fillimisht në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Dhe për atë që në mendje kanë të provojnë fatin unë do të kisha dhënë një porosi – “Roma nuk është bërë brenda natës”. Jeta sot në Evropën Perëndimore është një standard tjetër, por jepni shansin në vendin tuaj së pari. Ju sigurojë po të mundoheni mjaftueshëm fuqishëm do t’ia dilni të gjithë. Dhe po ia dolët këtu, do të jeni ju më të lumtur, do të jenë prindërit dhe familja juaj më të lumtur”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri

Ndërkohë, rektori i universitetit, Vullnet Ameti tha se diplomimi i absolventëve është një ngjarje e madhe, dëshmi i një progresi të qenësishëm që është bërë në këtë universitet.

“Të nderuar absolventë ju që para 3-4 viteve zgjodhët të studioni në universitetin tonë, ndoqët me sukses rrugën e edukimit dhe arsimimit për të fituar njohuri të reja dhe në këtë mënyrë, kontribuoni në konsolidimin e vlerave të dijës të mbarë shoqërisë. Këtë vit akademik në të gjitha fakultetet dhe programet të universitetit tonë i kanë përfunduar studimet deri diplomike një numër i konsiderueshëm i absolventëve”, deklaroi Rektori i UT-së Vullnet Ameti

Universiteti i Tetovës u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirëve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë. Sot UT-ja është strukturuar në 13 fakultete, 65 programe studimore, 115 drejtime studimore dhe 3 institute kërkimore-shkencore./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share