Vijon protesta para Kuvendit

Një grup protestuesish janë mbledhur para Kuvendit që nga ora 12 për të protestuar kundër propozimit francez, për të cilin do të disktutojë sot Kuvendi. Edhe pse deri më tani nuk kanë pasur incidente, protestuesit vazhdimisht drejtojnë brohoritje kundër qeverisë e shumicës parlamtare, kundër BE-së e në një moment kanë drejtuar edhe fyerje ndaj presidentes së KE-së, e cila në ato momente po mbante fjalim brenda në Kuvend. Po ashtu, protestuesit kanë vendosur një gijotinë dhe në të kanë vendosur një letër propozimi francez. Në protesta ka prezente edhe simbole të bolshevizmit.

Ndryshe seanca plenare e 80-ta me rradhë në Kuvendin e RMV-së ka mbaruar në të cilën deputetëve të RMV-së iu është drejtuar Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen e cila u shpreh para deputetëve maqedonas se Maqedonia e Veriut tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share