Vlorë: Sherri për plazhin, vëllai qëllon me armë vëllanë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Radhimë të Vlorës mesditën e kësaj të hëne. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30. Policia njoftoi se një person qëlloi me armë në afërsi të plazhit.

Klan News ka mësuar se ka ndodhur një konflikt mes dy vëllezërve Beniamin dhe Edison Kondi, të cilët janë pronarë të një plazhi në atë zonë. Ata kanë bërë një debat për administrimin e plazhit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas policisë, konflikti ka degraduar kur Beniamin Kondi ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të vëllait të tij, Edisonit.

Për fat, ky i fundit i ka shpëtuar plumbave. Me fat kanë qenë edhe pushuesit që ndodheshin afër tyre në momentin e ngjarjes.

Autoritetet njoftuan se kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë krehjen e zonës për të kapur autorin e kësaj ngjarje.

“Të gjithë vrapuam, kisha frikë”, turisti norvegjez rrëfen përjetimet pas të shtënave me armë zjarri në Radhimë

Të shtënat me armë zjarri i ka dëgjuar dhe një turist norvegjez që kishte zgjedhur Radhimën për të pushuar së bashku me familjen e tij. I pyetur nga Klan News, ai ka thënë se në momentin që janë dëgjuar krismat të gjithë kanë vrapuar teksa ka treguar dhe ndjesitë e tij.

Turisti norvegjez: Ne dëgjuam 2-3 të shtëna dhe të gjithë vrapuam. Nuk e di nëse dikush është lënduar sepse nuk pamë asgjë. Kishte frikë, jam me familjen këtu.

Po ashtu, pushuesit shqiptarë të gjendur në këtë plazh në momentin e ngjarjes kanë treguar më shumë detaje për Klan News.

“Shumë të shtëna janë dëgjuar, mbi 5-6 herë. Njerëzit u larguan dhe ikën me vrap. Unë kisha vajzën dhe djalin dhe ikëm me vrap, kurse të tjerët u fshehën këtu pas lokalit. Unë deri këtu nuk dëgjova gjë se a pati persona të lënduar. Në atë moment kishte shumë njerëz në plazh.”

“Jemi të frikësuar, nuk rri më këtu. I them burrit, hajde se dua të iki në shtëpi”

/tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share