VMRO-DPMNE: Pas kthimit nga Brukseli, qeveria duhet të dorëhiqet

ASH: QASJA E QEVERISË NË ZGJIDHJEN E KONTESTIT – E GABUAR

Pas lajmeve zhgënjyese nga Brukseli, VMRO-DPMNE-ja konsideron se bashkë me popullin kanë fituar. Sipas tyre, propozimi francez që parashihte bullgarizimin e Maqedonisë ka dështuar. Opozita maqedonase I ka quajtur të kota përpjekjet e Kryeministrit që ta refuzojë propozimin, që sipas tyre, vetë e ka krijuar, ka punuar për të dhe e ka miratuar. Kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kovacevski dhe qeveria e tij, menjëherë pas kthimit nga Brukseli kanë për obligim ta deponojnë dorëheqjen në Kuvend. Për gjegëjsi duhet të ketë. Përgjegjësi për shkaks e gënjyen popullin se nuk kanë negociuar, kurse kanë qenë pjesë dhe kanë shkruar dokumentin për bullgarizimin e Maqedonisë” – Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se qasja e Qeverisë në raport me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë ka qenë tërësisht I gabuar.

“Nuk mund të pretendosh të marrish legjitimitet e të fshihesh si qyqar para Komisionit për cështje historike e gjëra të tilla. As nuk mund të pretendosh që cështjet bilaterale midis shteteve t`I zgjidhin shkencëtarët, sepse shkenca është për t`u marrë me faktet, ndërsa kompromisin e sjellin politikanët. ASH-ja është prononcuar që herët, se në preambullë duhet të jenë bullgarët” – tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sikurse VMRO-DPMNE-ja, edhe Aleanca për Shqiptarët vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin zgjidhje për krizat që kanë kapluar vendin. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share