Vuçiq: Besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Samitin BE- Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel është shprehur optimist duke thënë se beson në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit.

Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit. Së bashku do të luftojmë për atë të ardhme, duke respektuar veten tonë dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë.- është shprehur Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Bruksel ka filluar takimi dy ditor i liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në këtë samit janë ftuar të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.

/KLanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share