close
Top LajmeVendi

Vuçiq, gazetarit të Klan Macedonia: Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe

vucic-600×360-1

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas arritjes në Ohër me rastin e samitit të Ballkanit të hapur, ka pasur një moment interesant me gazetarin e Klan Macedonia, Furkan Saliu.

Gazetari Saliu, duke e pyetur Vuçiqin nëse Ballkani i Hapur është i plotë pa Republikën e Kosovës, ai përballet me një pyetje nga presidenti serb, të cilit duket se i bën përshtypje se si gazetari i referohet Kosovës.

“Nga cili medium jeni ju?”, pyet Vuçiq gazetarin shqiptar në komunikim serbisht.

Ai i përgjigjet: “Jam gazetar nga Tv Klan”.

Vuçiq vazhdon, duke thënë se në Ballkanin e Hapur është i mirëseradhur çdokush, duke shtuar se Kosovës ai i referohet ndryshe dhe jo “Republika e Kosovës”.

“Sa i përket dëshirës të çdokujt tjetër për të hyrë në Ballkanin e Hapur… secili është i mirëseardhur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Por këto janë çështje… dikush do të thoshte se ka vetëm një çështje…në rregull ka një dialog që merret me këtë punë…por nëse do të zgjidhësh çështje se a do të ketë më shumë miell për qytetarët ose rrymë atëherë kjo është çështje që i takon Ballkanit të Hapur”, shprehet Vuçiq.

Më poshtë e gjeni gjithë prononcimin e Presidentit serb, Vuçiq pas pyjetjes së Klan Macedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia