Vuçiq thotë se është arritur pajtim me KEDS-in për rrymën në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit.

Ai tha se për këtë çështje ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar. Shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike [që të rregullohet] dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim”, tha Vuçiq.

Nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike nuk mohuan e as pohuan nëse kanë zhvilluar biseda me Serbinë për këtë çështje, por thanë se çdo marrëveshje e arritur do ta përmirësonte situatën në veri të Kosovës.

Çështja e energjisë elektrike në veri të vendit ka qenë subjekt i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi i dialogut.

“Çdo marrëveshje e arritur do ta ndryshonte situatën për mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar ende deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share