1 prilli: Defilojnë fëmijë të veshur si “superheronjtë” e preferuar!

Në mesin e fëmijëve nuk mungonin as prindërit e maskuar

Ne ditën e 1 prillit fëmijët kishin zgjedhur që të transformohen në super heronjtë e tyre të preferuar, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Djem të veshur në spidermen, batmen dhe shumë figura tjera të filmave vizatimor ndërsa vajzat ishin shndërruar në princeshat e përrallave të preferuara. (palaço)

E veçantë ishte Jana e cila ishte veshur në palaço por edhe shoqet e saja që ishin veshur si Hirushja dhe Ana nga frozen.

–         Si quhesh?

–         Jana

–         Në çfarë je veshur sot?

–         Në palaço

–         A vetë vendose të vishesh si palaço?

–         Po,

–         Sa vjeçe je?

–         4 (me gishta) 

–         Në çfarë je veshur sot?

–         Në Hirushe

–         Unë quhem Ala dhe jam e veshur si Ana

Përveç fëmijëve të cilët po kënaqeshin në ditën e 1 prillit, edhe disa nga prindërit e tyre kishin vendosur që të kthehen në fëmijëri dhe të maskohen.

“Po erdha me vajzën time, çdoherë kam dashur që të maskohem dhe tani përsëri me lindi dëshira, filluam që dje dhe mendoj se do të zgjasin shakatë edhe sot.

–         Po edhe unë jam maskuar.

–         Si quhet fëmija?

–         Mila

–         Mila sa vjeçe je?

–         Thuaj 2 mami

Ndërkohë, autoritetet e Komunës së Gazibabës njoftuan se më shumë se 3.000 njerëz kanë marrë pjesë në Apriliadën 2023 që është mbajtur në Autokomandë. Fatkeqësisht kushtet e motit nuk kanë lejuar që deri në fund të realizohet programi.

Ndryshe Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Gënjeshtrat më të famshme të 1 Prillit janë kur pas një kronike në BBC në 1957, mijëra shikues besuan një raport të sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona.

Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba. Dhe shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share