21 shtatori dita botërore e paqes

NXËNËS TË SHKOLLAVE TË NDRYSHME DERGUAN POROSINË E NËNËS TEREZË

Në kuadër të programit”Arsim Paqësor” nxënës t shkollave të ndryshme përcollën mesazhin se bota ka nevojë për paqe dhe jo për luftë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ditën botërore të paqes, nxënësit e shkollave të mesme në qendrë të Shkupit në bashkëpunim me Ambasadën Botërore të Fëmijëve “Megjashi”, në kuadër të programit”Arsim Paqësor” përcollën mesazhin se bota ka nevojë për paqe dhe jo për luftë.

 “Sot jemi këtu për të shpërndarë mesazhin për paqe, kundër diskriminimit racor dhe kundër diskriminimit të religjionëve, jemi një grup nxënësish nga Zeflush Marku, deklaruan nxënës të SHMQSH Zef Lush Marku.

Ne jemi nga shkolla e mesme Cvetan Dimov, jemi këtu për një marshim paqësor, kemi mesazhe paqësore, këtu psh. është, Paqja fillon me buzëqeshje ose paqja nuk mund të arrihet me dhunë.” deklaroi nxënës i SHMQSH Cvetan Dimov.

Përveç nxënësve, edhe mësuesit e tyre që kishin dale për të festuar 21 shtatorin, ditën botërore të paqes thanë se duhet të punohet më shumë në projekte të tilla, të cilat kanë për qëllim paqen botërore.

“Duke pasur parasysh se është e rëndësishme që paqja të mbretërojë në botë dhe duke pasur parasysh ditën ndërkombëtare të paqes, ne u organizuam si një shkollë për të përhapur mesazhe që depërtojnë në të gjitha popullatat për të motivuar për paqe dhe një jetë plot dashuri,” deklaroi Zymrete Jakupi profesoreshe.

Nga qendra e Shkupit, nxënësit derguan porosinë e Nënës Terezë për të gjithë botën.

“Paqja fillon me një buzëqeshje”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share