2Ton sjell albumin e parë të karrierës, publikohet lista e këngëve

2Ton ka gati albumin e tij të parë.

Pas shumë vitesh në muzikë, dhjetëra këngësh e bashkëpunimesh, këngëtari do të publikojë mbrëmjen e së enjtes ‘CV’-në e tij të karrierës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në postimin në rrjetet sociale, 2Ton shkruan se albumi titullohet “Passion” dhe do të dalë në orën 23:59. Më tej, ai ka falenderuar personat dhe fansat që e kanë mbështetur.

“Kam kënaqësinë ta ndaj me njerëzit e mi këtë album si shenjë falenderimi për këtë rrugëtim të pafund dhe me pafund falenderime për të gjithë ju që vazhdoni të më suportoni prej ditës së parë e deri tani”.

Këngëtari ka postuar edhe listën e 12 këngëve të albumit. Mes tyre nuk mungojnë bashkëpunimet me artistë si Majk, Nego, Tarto, Blleki e Festim.

Ndërkohë bashkëpunimi me Majk, i titulluar “Aventura”, do të publikohet gjithashtu sot (të enjten) në orën 16:00./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share