7 akuza ndaj Donald Trump për dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpi

Ish-Presidenti Donald Trump do të paraqitet të martën në një gjykatë të Majemit pasi ndaj tij janë ngritur 7 akuza. Trump pritet të akuzohet për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, pengim të drejtësisë, dhënie të deklaratave të rreme.

Vitin e kaluar, agjentët e FBI-së bastisën pronën e Trumpit në Florida dhe sekuestruan dokumente te shumta qe nuk duhet të dilnin nga Shtëpia e Bardhë, mes tyre kishte disa dokumente që ishin klasifikuar si “tepër sekret”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por sfida më e madhe me të cilën përballen prokurorët është nëse ata mund të provojnë se Trump me vetëdije dhe qëllimisht ka shkelur ligjin.

Nëse shpallet fajtor, Trump mund të shkojë në burg. Gjithsesi akuzat e ngritura dhe procesi gjyqësor nuk pritet ta pengojnë Trump të vazhdojë fushatën për president. Kjo është hera e parë që një ish-president përballet me akuza federale në SHBA.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share