Ahmeti: Mund të kishte luftë të paparë në historinë e Ballkanit, shqiptarët shpëtuan Maqedoninë

Në Kërçovë është shënuar 10 vjetori i qeverisjes shqiptare.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u bëri thirrje aktorëve të dikurshëm, që ndanë shqiptarët dhe futën siç tha, “në skuta” të reflektojnë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një betejë e fortë ka qenë për ndarjen territoriale. Ndarja ishte bërë asisoj që me të vërtetë ishte e dhimbshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ajo politikë aq e sofistikume që ishte bërë pas pavarësisë së këtij shteti, kishte margjinalizuar shqiptarët nëpër skuta, nëpër fshatra duke i përjashtuar nga jeta urbane, nga shtëpitë e kulturave. Ajo pati një prapavijë, që më vonë doli në sipërfaqe – ndarja e këtij shteti. Kjo nuk është shaka dhe bëjnë mirë, të gjithë aktorët e këtyre ngjarjeve, të reflektojnë dhe le të thonë të vërtetën se pikërisht ne shqiptarët kemi qenë që e kemi shpëtuar këtë shtet të mbijetojë, sepse ka qenë zgjidhja më e mirë, sepse do të krijonim një tragjedi të vërtetë, një luftë të paparë në historinë e Ballkanit”, tha Ahmeti

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share