Akison policor në lokale, kazino dhe bastore – Tre të arrestuar, gjendet drogë, konstatohen parregullsi

Mbrëmë në periudhën prej oraës 00:00 deri në orën 04:00 nga sektoret e punëve të brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga punonjës policie të Njësisë së Policisë me Uniformë, është kryer aksion kontroll në objektet hotelierike, kazino dhe pika bastesh në të gjithë territorin e vendit, përcjell KlanM.

“Gjatë kontrollit, i cili përfshiu 290 lokale hoteliere, kazino dhe pika bastesh në tridhjetë lokacione në vend, u ndaluan tre persona. Në njërën prej tyre, në zonën e Shkupit, janë gjetur 7 pako me marijuanë, ndaj të cilit do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal. Në zonën e Shkupit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre nga neni 80 i Ligjit për armët dhe tjetri për servirje të alkoolit të miturve, nga neni 204 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë kontrollit, siç përcjell KlanM, janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për sigurinë private, dy nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe një nga Ligji për letërnjoftim.

Inspektoratet kompetente kanë konstatuar të mitur në dy kazino, në kundërshtim me Ligjin për lojërat e fatit, ndërsa në dy objekte hoteliere dhe dy kazino janë konstatuar parregullsi sipas Ligjit për Inspeksionin e Punës, për të cilat do të bëhen parashtresa përkatëse ndaj personave përgjegjës. Kontrolle të tilla në lokale hotelierike dhe kazino do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share