Aksident tragjik në Itali me 1 viktimë dhe 14 të plagosur: Pasagjeri i autobusit Po flinim, u zgjuam nga frenimi i fortë

1 person ka humbur jetën ndërsa 14 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti rrugor, ku janë përfshirë një autobus dhe disa makina në qytetin e Avellinos në jug të Italisë.

Dinamika e aksidentit është ende duke hetuar, por sipas informacioneve të para ka patur një aksident mes dy makinave, ku ka humbur jetën një shofer.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pasi ka parë aksidentin shoferi i autobusit me 38 pasagjerë është kthyer majtas duke u nisur drejt parmakut për të shmangur goditjen, por për fat të keq ka dalë jashtë rruge.

Tre makina të tjera, të cilat ishin prapa autobusit, kanë përfunduar duke u përplasur me makinat e ndaluara në qendër të rrugës.

“Ishim të gjithë në gjumë. Na zgjoi frenimi i fortë dhe më pas zhurma, kur u përplasëm para se të përfundonim jashtë rrugës”, thotë njëri një prej pasagjerëve që ishte në autobus.

Autobusi ishte nisur nga Leçe dhe do të shkonte në Romë. Për nxjerrjen e autobusit autoritetet italiane kanë përdor këtë vinç ndërsa ambulancat kanë transportuar të lënduarit pranë spitaleve më të afërta.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share