Akuza të tjera ndaj Trump

Ish-Presidenti amerikan deklaron se është akuzuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Hetimit për nxjerjen e dokumentave të klasifikuara nga “Shtëpia e Bardhë” po i vjen fundi dhe ndaj ish-Presidentit Donald Trump janë ngritur 7 akuza penale. Këtë herë keqpërdorimi i dokumenteve të klasifikuara si “top sekret” mund ta dërgojnë në burg Donald Trump. Avokatët e tij janë njoftuar për ngritjen e akuzave nga Prokuroria ndërsa pritet që ai të dalë të Martën para gjykatës në Majemi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Donald Trump përmes nje video ka akuzuar administratën e Biden se po e sulmojne për ta penguar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë reputacionin tim në mënyrë që të fitojnë zgjedhjet. Kjo është po aq e keqe sa gjërat e tjera që janë bërë gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht gjatë zgjedhjeve të 2020. Pra, dua t’ju them  se unë jam një njeri i pafajshëm dhe nuk kam bërë asgjë të gabuar.”

Akt-akuza lind nga një hetim njëmujor nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith për të përcaktuar nëse ish-Presidenti amerikan shkeli ligjin duke mbajtur qindra dokumente të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, dhe nëse Trumpi ndërmori hapa për të penguar përpjekjet e qeverisë për t’i rimarë ato.

Prokurorët kanë thënë se Trump mori afërsisht 300 dokumente të klasifikuara pasi u largua nga “Shtëpia e Bardhë”, duke përfshirë rreth 100 dokumenta që u sekuestruan nga FBI-ja Gushtin e kaluar gjatë një kontrolli të shtëpisë së tij. Ende nuk dihen pasojat politike të këtyre problemeve ligjore, por me shumë gjasa Trump do të tërheqë më shumë vëmendje se kandidatët e tjerë që garojnë për “Shtëpinë e Bardhë”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share