Ambasadori Holandez: Ku shkuan paratë e obliguesve tanë tatimor?!

“NË RMV S`KA VULLNET PËR NDRYSHIME”

Justifikime në vend të reformave, korrupsion, nepotizëm. Bashkimi Evropian është në pritje të Maqedonisë së Veriut, e jo anasjelltas. Ky është mesazhi I Ambasadorit të Holandës, Dirk Jan Kop.

Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut nuk ka vullnet të vërtetë politik për ndryshime, jo vetëm në politikë por edhe në bashkësitë fetare, sic tha, bllokojnë ndryshimet dhe Konventën e Stambollit.

“Vendet tjera për 10 – 15 vite arritën t`i bëjnë reformat e nevojshme dhe të bëhen anëtare të BE-së. Cfarë bëni ju, përvec justifikimeve për realizimin e kërkesës për anëtarësim. Përse ju nuk I keni përfunduar reformat para 15 viteve sikurse vendet tjera? Dëgjojë se BE-ja është fajtore dhe se u kemi lënë shumë gjatë të pritni. E vërteta është se anëtarësimi është përgjegjësia juaj dhe Ju po na leni që t`ju presim shumë gjatë” – tha Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës në Shkup.

Ambasadori holandez nuk nguroi që publikisht të adresojë kritika ndaj vendit.

“Pas shumë dekadave të mbështetjes, ku shkuan paratë e obliguesve tanë tatimor? Gjithcka është bllokuar për shkak të mungesës së implementimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Politiakënt edhe mëtej nuk dëgjohen dhe duan të fotografohen me priftërinjtë dhe hoxhallarët. Dhe, cili është mesazhi? Mesazhi është se I duam paratë tuaja, por jo vlerat” – tha Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës në Shkup.

Këto komente Ambasadori holandez Dirk Jan Kop i bëri gjatë Konferencës së Dytë Rajonale të ekspertëve për Klasterin 1 “Vlerat Themelore” në kuadër të projektit “Drejtësia të sundojë me rajonin”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share