Ancelotti pranon kontaktet me Brazilin

“Më bën eutuziast, por jam nën kontratë me Real Madrid”

Carlo Ancelotti pranoi interesimin e Brazilit që ta ketë si trajner. Por 63-vjeçari thotë se aktualisht është në stolin e Real Madrid.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është e vërtetë që Brazili më do si trajner dhe është një prespektivë që më bën entuziast. Por kam një kontratë me Real Madrid dhe kam për qëllim ta respektoj”.

Marrëveshja me Real Madrid përfundon në 30 qershor të 2024, por në mediat sportive është përfolur edhe një largim i mundshëm i Carlo Ancelotti në fund të sezonit.

Madje është klubi madrilen që mendon ta zëvendësojnë. Për momentin Brazili i është besuar Ramon Menezes, i cili është trajner provizor. Ai debutoi disa ditë më parë në miqësoren me Marokun e humbur me rezultatin 2 – 1.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share