Angel Dimitrov: “Atje nuk ka gatishmëri për ndryshime”

SPASOV: A DO TË KËRKOJË DIKUSH NDRYSHIM TË DIMITROVIT?

“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka gatishmëri për asnjë ndryshim” thotë bashkëkryesuesi i Komisioit të përbashkët historik bullgar-maqedonas, Angel Dimitrov. Ai për mediat bullgare ka deklarurar se takimi i javës së kaluar i historianëve në Shkup është zhvilluar “nën presionin e kërkesës së opozitares DPMNE, siç e quan, për referendum dhe për anulimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Atmosfera e kërkesës së vazhdueshme për referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë u ka bërë presion disa prej kolegëve, madje edhe i ka frikësuar, në qoftë se ndryshojnë diçka në pozicionet e tyre, ka deklaruar historiani bullgar Angel Dimitrov bashkëkryesues në Komisionin e përbashkët historik. Duke u shërbyer me analizat e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” ai theksoi se madje 44% e të anketurave në vend Bullgarinë e konsiderojnë si armikun më të madh. Në atmosferë të këtillë negociatat qëndrojnë në vend, thotë Dimitrov.

“Nderimi i përbashkët i Goce Dellçevit vazhdimisht është në programin tonë, tashmë për të tretin vit me rradhë dhe assesi të arrijmë deri aty. Faktikisht nuk ekziston dëshirë.  Ajo që është vendosur dhe është publikuar, tani duhet t’u qasemi ndryshimeve serioze për librat atje, menjëherë. Nënkuptohet, flasim vetëm për librin që e trajton identitetin, që është jashtë historisë sonë të përbashkët.”, deklaroi Angel Dimitrov historian Bullgari

Gjorgji Spasov, ishambasador i Maqedonisë së Veriut në Sofje, në rrjetet sociale pyet: A ekziston dikush që mund ta ndryshojë Angel Dimitrovin?

“A ekziston dikush në Maqedoninë e Veriut që do të kërkojë nga Bullgaria ta ndryshojë Angel Dimitrovin nga Komisioni historik në interes të marrëdhenieve të mira fqinjësore? A ekziston dikush që do t’i vë në dukje palës bullgare se ai në mënyrë sistematike përhap gënjeshtra dhe përdor gjuhën e urrejtjes ndaj anëtarësve të pjesës maqedonase të komisionit, ndaj Maqedonisë dhe ndaj Maqedonasve?” deklaroi Gjorgji Spasov ish ambasador.

Dimitrov, i cili në të kaluarën ka qenë ambasador i Bullgarisë në Shkup, konsiderohet historian me qëndrime të ngurta në raport me veçantitë dhe historinë e Maqedonasve. Derisa në pjesën maqedonase të Komisionit gjatë tre viteve të kaluara ka pasur ndryshime në përbërje, autoritetet në Sofje që në fillim të këtij viti theksuan se nuk do të ketë ndryshime në pjesën bullgare të Komisionit të përbashkët./KlanMacedonia/

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share