Anglia e Holanda mbërrijnë në Doha

“Tre luanët” synojnë trofeun, talent dhe cilësi te ‘tulipanët’

Pas dështimit për t’u shpallur kampionë të Europës, kombëtarja angleze synon që të fitojë një titull të madh në Katar. “Tre luanët” shihet mes përfaqësueseve favorite për të triumfuar në turneun që nis pas pak ditëve. Kombëtarja e teknikut Gareth Southgate ka mbërritur tashmë në Doha për tu përshtatur me klimën që mbizotëron në shtetin e Gjirit Persik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Objektivi është sigurisht ngritja lart e trofeut, që mungon në koleksionin e tyre që prej vitit 1966, ndërsa do kërkojë që të përmirësojë renditjen e Rusi 2018, ku e mbylli vetëm në vendin e katërt. Anglia është shortuar në grupin B të Kupës së Botës, së bashku me Irani, Uellsin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kryeqytetin e Katarit ka zbarkuar edhe Holanda. Tulipanët janë ndër kombëtaret që pritet të bëjnë surprizën në këtë turne. Skuadra e teknikut, Louis Van Gaal kthehet në Kupën e Botës për herë të parë pas 8 viteve, pasi nuk arriti që të kualifikohej në Rusi 2018.

Van Gaal zëvendësoi Frank de Boer për të marrë drejtimin e ekipit kombëtare pas paraqitjes zhgënjyese në Europianin e vitit 2020, teksa më parë i drejtoi nga stoli në Kupën e Botës 2014, ku Holanda u rendit në vendin e tretë. Holanda luan ndeshjen hapëse kundër kampionit në fuqi të Kupës së Kombeve të Afrikës, Senegalit, të hënën e 21 Nëntorit. Përveç tyre, pjesë e grupit A janë edhe kombëtare si Ekuadori dhe kombëtarja organizatore, Katari.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share