Argjentina kërkon kthesën me Meksikën

Scaloni: Duhet të ringrihemi, ky grup mund ta bëjë

Argjentina duhet të reagojë sot ndaj Meksikës, pas humbjes befasuese me Arabinë Saudite në takimin e parë. Në orën 20:00 në stadiumin Lusail Stadium duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën tjetër dhe pa patur mendjen te rezultatet e kundërshtarëve. Si një nga ekipet favoritë do të ishte një dështim nëse nuk do të kalonte fazën e grupeve. Motivimi nuk mungon në kampin argjentinas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që të ringrihemi. Ky grup di ta bëjë dhe për këtë nuk kemi dyshime. Messi është mirë fizikisht dhe moralisht dhe ka nevojë për të gjithë. Jam i sigurtë që gjithçka do të shkojë mirë”, tha Scaloni.

Argjentina nuk humbet me Meksikën prej 2004. Një fitore duhet edhe për të nderuar kujtimin e Diego Armando Maradona, i cili u shua 2 vite më parë dhe i dha trofeun e fundit të kampionit të Botës në 1986.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share