Arrijnë në Ohër Kovaçevski, Lajçak dhe Borrell – Takime edhe me Vuçiqin dhe Kurtin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, arritën në Ohër në prag të dialogut të nesërm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, përcjell KlanM.

Kryeministri Kovacevski është nikoqir i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nën patronatin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të agjendës së kryeministrit Kovaçevski, sonte do të ketë takim me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA-së në Maqedoni, Angela Aggeler.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Para fillimit të dialogut, Kovaçevski do të takohet me Borrellin dhe Lajçakun, si dhe do të ketë takime kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share