“Artan Grubi ka vendosur Përparim Bajrami të jetë drejtor i llotarisë” – Mexhiti akuzon: Nuk duan t’i ndalojnë, por ta zhvillojnë biznesin e kazinove

Izet Mexhiti në Klan Debat bëri thirrje drejt krerëve të BDI-së dhe ministrave të saj që të mos e njollosin partinë me ligjin për lojërat e fatit. Sipas tij, po synohet të zhvillohet biznesi i kazinove dhe bastoreve e jo ndalimi i tyre, përcjell KlanM.

“Nuk është e rastësishme që pas 30 viteve është subjekti i parë shqiptar që pretendon të marrrë drejtorin e  në Llotarinë e Maqedoniës dhe Artan grubi ka vendosur që drejtori i parë të jetë Përparim Bajrami dhe Llotarinë e Maqedonisë nuk e ka marrë për ta rregulluar këtë çështje por për ta zhvilluar këtë çështje”, deklaroi Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai përmendi se ka tendenca që nga qeveria të themelohet një kazino “online”, ndërsa politika të tilla, sipas tij, nuk i shkojnë për shtati BDI-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share