Asociacioni? – Tre shtyllat e paraqitura nga Albin Kurti, të papranueshme për Vuçiqin

Tre shtyllat e Kurtit për Bashkësinë e Komunave Serbe nuk pranohen

Sa i përket çështjes së Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, Vuçiq tha se për Serbinë është shumë e rëndësishme që në Aneks të përmenden qartë marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut, duke aluduar në përmendjen e planit të Ahtisarit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportojnë mediat serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne nuk jemi të interesuar për Ahtisarin, nuk e kemi miratuar, nuk është pjesë e procesit të dialogut”, tha ai dhe shtoi se Serbia është e kënaqur me atë që është arritur në dialog, përcjell Klan Macedonia.

Ai ka thënë se gjatë bisedës Kurti ka paraqitur tri shtyllat e tij mbi të cilat ka dashur të formohet BKS-ja, gjë që nuk është pranuar.

“Shtylla e parë është Kushtetuta e Kosovës, shtylla e dytë është deklarata e njëanshme e Federica Mogherinit drejtuar Isa Mustafës se këto (BKS) nuk duhet të jenë pushtete ekzekutive dhe shtylla e tretë është letra drejtuar redaktorëve e nënshkruar nga Dereck Chollet dhe Gabriel Escobar. A ka mundësi o njerëz që burimi material dhe formal i ligjit të jetë teksti në gazetë. Kemi arritur të luftojmë që ajo që është arritur në dialog të zbatohet”, tha Vuçiq dhe shtoi se “kemi nënshkrime në katër marrëveshje në bazë të të cilave duhet të formohet BKS”./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share