Atletikë: Aleksandra Vojneska rizgjidhet kryetare e FARMV-së

Nga 39 klube vetëm 13 me të drejtë vote 

Në Kuvendin e Rregullt zgjedhor të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut, me 13 vota pro dhe asnjë kundër Aleksandar Vojneska Zikova, rizgjidhet kryetare me mandat katërvjeçar. Federata e Atletikës numëron 39 klube prej të cilave vetëm 13 me të drejt vote.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

22 klube të Atletikës, prej të cilëve 13 me të drejtë vote, në Kuvendin e rregullt zgjedhor në Shkup, unanimisht rizgjodhën Aleksandra Vojneska Zikovën Kryetare të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut duke ia besuar edhe një mandat katërvjeçar.

“Porosia,  siç thashë edhe paraqitjen time SË BASHKU, që nënkupton të gjithë klubet, të gjithë sportistët, të gjithë trajnerët, të ndërtojmë atletikë më të mirë. As kryetari e as Këshilli Drejtues apo kushdo tjetër kur vepron individualisht nuk mund të bëjë ndryshime”, tha Aleksandra Vojneska Zikova.

Mbështetja për atletikën e Maqedonisë së Veriut erdhi edhe nga i pari i Atletikës në Turqi njëkohësisht edhe nga Federata Ballkanike.

Së pari dua t’ju them se si kryetar i Federatës Turke të Atletikës dhe bashkë kryetar në Federatën Ballkanike të atletikës, dua t’ju inkurajoj se gjithmonë do jemi bashkë me ju dhe për atletikën e Maqedonisë do të japim gjithmonë mbështetje aq sa mundemi” , tha Fatih Çintimar.

Nga Agjencia për Rini dhe Sport u zotuan se atletët do ta kenë mbështetjen e këtij institucioni.

U dëshmua se kemi shumë suksese më të mëdha se sa në të kaluarën dhe u dëshmua se të gjithë atletët dhe sportistët tanë të shkojnë në garat më mëdha“, tha Naumçe Mojsovski.

Në Këshillin Drejtues prej tetë anëtarëve figurojnë edhe Alim Ajredini – Nënkryetar, si dhe Rahman Alija, ndërsa në Këshillin Mbikqyrës u zgjodh Shaban Sinani. Kuvendi miratoi raportin vjetor për punën e Federatës, ndërsa me të drejta të plota, pjesë e Federatës u pranua edhe një klub i ri i atletikës –  “Atomik” nga Shkupi./KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share