Ballkani nuk nxjerr asnjë pikë në xhiron e dytë të grupeve në Conference League

Skuadra e Ballkanit është mposhtur nga Slavia Praga, me rezultat 3-2, në ndeshjen e dytë të grupeve në Conference League.

Pas humbjes, Ballkani mbetet me një pikë në grup, ndërsa Slavia Praga arrin katër pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy skuadrat patën shumë raste shënimi në pjesë e parë, ku edhe u shënuan pesë golat e ndeshjes, ndërsa pjesa e dytë nuk solli shumë raste shënimi, me Slavia Pragan që e vazhdoi dominimin.

Slavia Praga dhe Sivasspor kapin dy pozitat e parë në grupin G, pasi edhe kjo e fundit sapo ka mposhtur CFR Cluj me rezultat minimal 1-0.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share