BE: 70 milionë euro për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup

Geer: Edhe një shembull praktik për mbështetjen nga BE për Maqedoninë e Veriut

Me një grant në vlerë prej 70 milionë euro, Banka Evropiane e Investimeve do të mbështesë ndërtimin e impiantit për trajtim të ujërave të zeza në Shkup. Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve përgjegjëse për Ballkanin Perëndimore, Liljana Pavlova dhe ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në prezencë të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe euroambasadorit David Geer, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç u tha nga të pranishmit, projekti do të mundësoj ujë të trajtuar me cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane. Sipas zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ky është konfirmim se, Bashkimi Evropian është formula më e mirë për zhvillimin e mëtejmë të vendit.

“Me ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian veç më e programuam edhe sistemit kolektor për Qytetin e Shkupit, i cili është i mbështetur në programin nacional operativ IPA 2, sektori i mjedisit jetësor dhe ndryshime klimatike. Me këto lloj të projekteve e sjellim Evropën në shtëpi, i sjellim standardet dhe mënyrën e jetesës të BE-së te ne dhe në kryeqytet”, tha Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane

Ministrja Kaja Shukova tha se, deri në ndërtimin e këtij impianti, do të mundësohet trajtim primar dhe sekondar i ujërave të zeza në Shkup, me çka do të përmbushen kërkesat minimale të BE-së, për trajtim të ujërave të zeza urbane.

“Qëllimi i projektit është që të jepet kontribut i rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit urban të Shkupit dhe për përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, pastrimin dhe eliminimin e mykut, ndërsa me atë edhe përmirësim të cilësisë së jetës dhe trupave ujorë”, tha Kaja Shukova, Ministre e Ekologjisë.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sic njofton KlanM, tha se, ky grant vjen në një kohë kur tregjet financiare janë shumë të shtrenjta, ndërsa sipas euroambasadorit, David Geer, ky grant është edhe një shembull praktik për mbështetjen nga BE për Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve, Liliana Pavlova informoi se, në periudhën vijuese, duhet të nënshkruhen marrëveshjet për ndërtim dhe mbikëqyrje nga Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

“Ky projekt është i një rëndësie vitale për shkupjanët, por edhe për Maqedoninë e Veriut në përgjithësi. Bëhet fjalë për grantin më të madh investues për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor”, tha Liliana Pavlova nga BEI.

Granti, sic njofton KlanM, është pjesë e kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 200 milionë euro. Pasi të lëshohet në përdorim, pritet që impianti për trajtimin e ujërave të zeza të ketë kapacitet për trajtimin dhe pastrimin e ujit për 540 mijë banorë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share